MORAVICA – APEL: Paguani faturat në mënyrë që ta ruajmë këtë shërbim vital publik për të gjithë qytetarët
Të nderuar qytetarë dhe bashkëatdhetar nga ajo që është parë në teren për gjatë tërë vitit Np. Moravica është angazhuar maksimalisht në mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, furnizimit me uj të pijshëm si dhe në grumbullimin e mbeturinave në çdo cep të qytetit dhe der më der nëpër fshatrave për rreth.
Situata në të cilën gjendet NP Moravica tashmë e dim të gjithë që përveç borxheve të mbartura kemi ende dhe borxhe të pa shlyera të cilat po na pamundësojnë dhe vështirësojnë të vazhdojm punën dhe angazhimin tonë si ndërmarrje.
Kjo situatë e tanishme e NP Moravica po i shkakton vështërsi të mëdha në pages të pagave dhe përmbushjes të obligimeve ndaj të tjerëve dhe do të rrezikohet kryerja e shërbimit të rregullt të bartjes së mbeturinave sepse shumë kompani dhe aktualisht qytetar e bashkëatdhetar nuk po paguajnë tarifat e tyre të mbeturinave përkundër apeleve të një pas njëshme që po bëhen nga ana e NP Moravica
NE nuk jemi duke kërkuar lëmoshë por hakun e punës e haku jonë është pagesa dhe shlyerja e borxheve nga të gjithë për punën dhe përkushtimin ton që po e kryejmë me nder e pa zë.
Ne duam të japim kontributin tonë në të mirë të higjienës dhe shëndetit publik.
Prandaj jepni edhe ju kontributin e juaj duke paguar TARIFAT, në mënyrë që të ruajmë këtë shërbim vital publik për të gjithë qytetarët”.
Ju faleminderit për mirëkuptim!