Lajme

Mëngjesi i freskët, por mesdita e nxehtë, parashikimi i motit për sot!

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku më të fokusuara mbeten në zonat malore. Pjesërisht vija bregdetare edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugperëndimore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimin Jugperëndimore.

Related Articles

Back to top button