Lajme

Ambasadori shqiptar në Beograd po viziton Preshevën

Ambasadori diplomatik i Shqiperise Ilir Boçka po viziton sot Komunën e Preshevës ku u prit nga kryetari Shqiprim Arifi.

Ky është njoftimi i plotë i z.Arifi

Si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë, ambasadori z.Ilir Boçka sot pati vizitën e fundit në Preshevë.
E falenderova me mirënjohje, për angazhimin e tij përgjatë këtyre viteve për ruajtjen e komunikimit dhe marrëdhënieve të mira me shqiptarët në Luginë si dhe për punën e tij që pozita e shqiptarëve këtu, të përmirësohet çdo ditë e më shumë!
Ndërsa, si mik dhe vëlla i shqiptarëve në Preshevë, me zemrën hapur do të pritet gjithmonë!
Faleminderit Ambasador!

Related Articles

Back to top button