Lajme

Do të kemi tre periudha akulli këtë dimër, KJO DO TË JETË MË E KEQJA

Sipas nje parashikimi te detajuar per dimrin qe po vjen nga meteorologet, thuhet se na presin tri periudha më të ftohta që do të sjellin reshje bore në vendin tonë, shkruan Presheva.AL.

Moti gjatë dimrit të ardhshëm do të kushtëzohet nga ngjarje të lidhura me vorbullën polare.

“Gjatë dimrit, vorbulla polare do të ndryshojë intensitetin e saj dhe në momentet kur është më e dobët, një pjesë e ajrit arktik do të largohet prej saj dhe do të zbresë larg në jug, duke sjellë ftohje dhe borë më të fortë” thekson meteorologu Ristiq dhe shton se, këtë dimër do të ketë tre periudha më të ftohta që do të sjellin mot të ftohtë dhe borë në Evropë por edhe në vendin tonë.

Sipas parashikimeve periudha e parë dhe më e ftohtë arrin ka fundi i dhjetorit më së voni deri në 12 janar. Kjo periudhë e ftohtë do të zgjasë rreth 20 ditë dhe një pjesë e mirë e janarit do të jetë dimër i vërtetë me shumë borë. Do të jetë edhe pjesa më e ftohtë e vitit. Në ditët me mbulesë bore dhe netë të kthjellët, pritet ngrica e lehtë dhe mesatare prej -10 deri në -5 gradë.

Borë do të bie edhe në shkurt
Periudha tjetër, e dytë më e ftohtë do të fillojë rreth datës 10 shkurt dhe do të zgjasë më pak, nga shtatë deri në 10 ditë, por do të sjellë edhe shumë borë.

“Në shkurt do të kemi 10 ditë të ftohta, të cilat do të pasohen me reshje bore dhe më pas do të vijojë shkrirja. Temperaturat do të lëvizin mesatarisht nga 15 deri në 20 gradë” thotë meteorologu Ristiq.

Periudha e tretë dhe e fundit serioze e ajrit të ftohtë të Arktikut do të jetë në javën e parë të marsit.

Pas fillimit shumë të ftohtë të marsit, nga gjysma e dytë e muajit priten temperatura reale pranverore, të cilat do të kalojnë 20 gradë.

Dimrat që kemi pasur në vitet e fundit kanë pasur mesatarisht 30 ditë me mbulesë bore, kështu që shifra e këtij viti është pak më e ulët.

Related Articles

Back to top button