Lajme

Në vend të vezëve, hani këto ushqime për mëngjes: Do të reduktoni rrezikun e një ataku kardiak

Si në shumicën e rasteve kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të vogla mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin dhe të ulin rrezikun e një ataku kardiak.

“Një vezë bën të gjithë ndryshimin”, është një thënie e njohur, por rezulton se është më mirë të hani një grusht arra për mëngjes. Zëvendësimi i një veze me 25 deri në 28 gram arra mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 17 për qind, duke përfshirë rrezikun e sulmit në zemër, përfunduan studiuesit.

Një përmbledhje shkencore, e botuar në revistën BMC Medicine, zbuloi se nuk ka asnjë përfitim për të zëvendësuar peshkun dhe ushqimet e detit me opsione me bazë bimore dhe se nuk ka asnjë provë që zëvendësimi i produkteve të qumështit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, zëvendësimi i vezëve me arra ose drithëra rezultoi në një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Personat që zëvendësuan 50 gram mish të përpunuar me të njëjtën sasi bishtajore, si thjerrëzat, kishin 23 për qind më pak rrezik për t’u zhvilluar ose për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreziku i tyre ishte 27 për qind më i ulët nëse hanin 28 deri në 50 gram arra në vend të mishit të përpunuar.

Përveç kësaj, zëvendësimi i mishit të përpunuar, vezëve, djathit, gjalpit ose kosit me avokado lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, autorët paralajmërojnë se të dhënat bazohen në rezultatet e vetëm një studimi.

“Shumë njerëz e nisin ditën e tyre me një vezë apo mish të përpunuar për mëngjes, por rezultatet e kësaj analize tregojnë se mund të jetë më mirë që këto ushqime të zëvendësohen me ushqime me bazë bimore”. Ekzistojnë gjithashtu prova që njerëzit mund të përfitojnë nga zëvendësimi i shpendëve me ushqime me bazë bimore”, tha Dr. Sabrina Schlesinger nga Qendra Gjermane e Kërkimit të Diabetit.

Rezultatet tregojnë se zëvendësimi i gjalpit me vaj ulliri mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me katër për qind. Zvogëlimi më i madh i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, prej 36 për qind, u pa tek njerëzit që zëvendësuan 50 gramë mish të përpunuar në ditë me 30 gramë drithëra të plota, tregon analiza.

Zëvendësimi i mishit të kuq ose të përpunuar me arra, drithërat ulën rrezikun e diabetit të tipit 2. Reduktimi më i madh i mundësisë së vdekjes së hershme, prej 21 për qind, u pa kur mishi i përpunuar u zëvendësua me arra.

Related Articles

Back to top button