Lajme
Rama në Shkup në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s: Luftrat dhe krizat po rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin tonë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.
Në një prononcim për median para konferencës Rama uroi në shqip shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për ‘ditën e bekuar të alfabetit”.
Konferenca tha Rama mblidhet në një moment lmoment jo të lehtë për të gjithë. “Në një moment luftërash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë dhe rajonin tonë. Në një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi tek mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur që është jo pak, një paqe e brishtë, por sidoqoftë një paqe dhe të vëmë të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.