Lajme
Nga 1 janari rritje 10%: “Paga fillestare 200 mijë dinarë”
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka folur për rritjen e pagave që do të përmirësojë gjendjen në Forcat e Armatosura të Serbisë.
“Me vendim të Qeverisë dhe Presidentit nga 1 janari, pagat janë 10 për qind më të mira”, tha Vuçeviq, duke shtuar se sa është përmirësuar gjendja në ushtrinë serbe dhe pajisjet e saj.
Pagat janë rritur shumë sidomos për njësitë speciale.
Ai ka numëruar se sa herë janë rritur pagat, duke filluar nga 1 janari i vitit të kaluar – 25 për qind, ndërsa shtoi se paga fillestare e pjesëtarëve profesionalë që kanë hyrë në njësitë speciale ka qenë 200 mijë dinarë.