USHQIMI KUNDËR KOLESTEROLIT: Tre lloje të frutave dhe perimeve që do të ulin nivelin e yndyrave të këqija në gjak
Nuk është çudi që ushqimet që hani mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Nëse nuk jeni të sigurt se ku të filloni, kardiologu David Sagbir ka disa këshilla.
“Frutat dhe perimet nuk përmbajnë kolesterol dhe janë të ulëta në yndyrë, kjo është arsyeja pse ato janë të rëndësishme në kontrollin e kolesterolit të lartë”.
Dr Sagbir në përgjithësi rekomandon një konsum më të madh të frutave dhe perimeve, por gjithmonë veçon disa ushqime specifike.
Perime me gjethe jeshile
Ushqimet si spinaqi, lakra jeshile dhe rukola përmbajnë luteinë dhe karotenoidë të tjerë që mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ulin nivelet e kolesterolit.
Avokado
Nuk mund të gaboni kurrë me avokadon e gjithanshme. Është i vetmi frut që përmban yndyrna të pangopura. Me fjalë të tjera, avokado mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL në gjak, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.
Agrumet
Përveçse të ëmbël, fruti është i shëndetshëm për kontrollin e kolesterolit. Agrumet, si portokallet, përmbajnë pektinë që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit. Pektina është një lloj fibre e tretshme që inkurajon trupin të reduktojë kolesterolin LDL, transmeton Index.hr.