Lajme

Rama, Kurti dhe Vuçiq “bëhen bashkë” në Shkup

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë ku shihet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Maqedonise së Veriut Dimitar Kovachevski, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti.

“📍Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE🇦🇱🤝🇪🇺🤝🇺🇸”, shkruan Rama.

Sakaq, ditën e nesërme do të mbahet takimi ku do të marrin pjesë edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Related Articles

Back to top button