Lajme

Ja si ta kuptoni nëse dikush ka hyrë në llogarinë tuaj në “Instagram”

Në rast se keni dyshime se dikush ka hyrë në llogarinë tuaj në “Instagram”, ekziston një mënyrë që mund ta kuptoni. Metoda është pothuajse e ngjashme sikurse në “Facebook”, duke qenë se të dyja rrjetet sociale janë në menaxhim nga kompania mëmë Meta. Fillimisht klikoni butonin me tre vija, që gjendet lart në anën e djathtë të profilit tuaj, pastaj klikoni tek opsioni “Settings and privacy”.

Pasi ta keni bërë këtë, në fillim të faqes së re do t’ju shfaqet opsioni “search” dhe aty shkruani fjalën “logg” dhe pas kësaj aplikacioni ju sugjeron opsionin “where you’re logged in” dhe hyni aty. Pasi të keni dalë në faqen tjetër do t’ju shfaqet një dritare që ju tregon se ku është hapur llogaria e juaj në “Instagram”, në cilat pajisje dhe po ashtu edhe prej cilave lokacione.

Ja si ta kuptoni nëse dikush ka hyrë në llogarinë tuaj

Në rast se doni të siguroni llogarinë tuaj, e keni opsionin tuaj që të mbyllni “Instagram”-in prej të gjitha pajisjeve që është hapur, klikoni fillimit tek opsioni “select devices to log out” dhe më pas “select all”. Gjithmonë mbani mend që nëse hasni në ndonjë pajisje të dyshimtë që “Instagram”-i i juaj është hapur nga ndonjë pajisje e dyshimtë, ndryshoni menjëherë fjalëkalimin.

“Instagram” po teston një veçori të re të quajtur Flipside. Kjo veçori i lejon përdoruesit të krijojnë një seksion privat të profilit të tyre për të ndarë përmbajtjen personale ekskluzivisht me miqtë e zgjedhur. Flipside është një veçori e ngjashme me konceptin e Finsta, ku përdoruesit mbajnë një pjesë të veçantë, më private të profilit të tyre nga profili i tyre kryesor publik. Funksioni i ri i lejon përdoruesit të krijojnë lehtësisht një hapësirë private, e cila do të jetë e disponueshme vetëm për miqtë e tyre të ngushtë ose të zgjedhur.

Related Articles

Back to top button