Kjo linjë ajrore mat pasagjerët përpara se të hipin në aeroplan
Linja ajrore finlandeze “Finnair” zbatoi një praktikë inovative të matjes së pasagjerëve përpara se të hipnin në avion, por ekskluzivisht midis vullnetarëve. Kjo procedurë synon të përmirësojë vlerësimin e peshës së avionit përpara ngritjes për një ekuilibër më të mirë të avionit.
Pasagjerët maten së bashku me bagazhin e tyre të dorës dhe është e rëndësishme të theksohet se kjo matje nuk lidhet me rezervime individuale ose informacione personale të pasagjerëve, duke ruajtur anonimitetin e tyre.
Pjavit Talkvist, nënkryetari i lartë i komunikimit i kompanisë, tha se vetëm personeli i fluturimit ka qasje në peshën e pasagjerit.
“Hulumtimi filloi të hënën, dhe deri të enjten në mëngjes tashmë kishin marrë pjesë 800 vullnetarë, gjë që shkaktoi një surprizë pozitive në kompani,” tha Talkquist.
Kompania informoi në mënyrë proaktive përdoruesit përmes rrjeteve sociale dhe një aplikacioni celular, me vullnetarët e parë që shprehën gatishmëri edhe para instalimit të pajisjeve. Finnair mbledh të dhëna gjatë gjithë vitit, duke përfshirë stinët e dimrit dhe verës, pasi pasagjerët veshin veshje më të rënda gjatë dimrit të ftohtë finlandez.
Talkquist theksoi se të dhënat mbi peshën mesatare të pasagjerëve dhe bagazhit të tyre të dorës përdoren për të vlerësuar ekuilibrin e avionit dhe performancën e nevojshme për fluturim të sigurt.
Pavarësisht shqetësimeve të mundshme të pasagjerëve për privatësinë, kreu i proceseve tokësore, Satu Munuka, tha se të dhënat e mbledhura nuk ishin të lidhura me informacionin personal të pasagjerëve.
“Ne regjistrojmë peshën totale të pasagjerit dhe bagazhin e tij të dorës, por nuk kërkojmë emrin ose numrin e rezervimit. Vetëm agjenti i shërbimit ndaj klientit që punon në pikën e kontrollit mund të shohë peshën totale, kështu që ju mund të merrni pjesë në sondazhin pa merak”, përfundon Munuka.