Lajme

43,457 votues me të drejt vote në Preshevë

Prej mesnatës ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahem më 2 qershor në Preshevë.

Heshtja zgjedhore do zgjasë deri të dielën në mbrëmje, kur do të mbyllen kutitë e votimit, transmeton Presheva.AL

Sipas komisionit komunal zgjedhorë të drejtë vote kanë 43.457 qytetarë të cilët do të mundë të votojnë në 37 vendvotime të shpërndarë nëpër vendbanime të ndryshme të komunës së Preshevës.

Heshtja do ta ndërpresë fushatën për zgjedhje parlamentare dhe lokale, që sipas ligjit zgjedhor do të thotë se ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Related Articles

Back to top button