In Memoriam: Kush ishte Shqipe Qerimi
Shqipe Qerimi ka filluar karrierën e saj në Preshevë me datë 01.11.1984 si sekretare në Ndërrmarrjen punuese “Metal”. Vazhdoi punë si Gjyqtare në Gjykatën Komunale në Preshevë nga data 01.05.1986 deri më 1992. Prej nëntorit të vitit 1994 ka filluar punë si bashkëpuntore profesionale në Kuvendin e Komunës në Preshevë, ndërsa në vitin 2000 është emëruar si Sekretare e Administratës Komunale në Preshevë. Në veçanti kontributin më të madh e ka dhënë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 në të njejtën pozitë dhe institucion duke u përkujdesur për mirëqenien e Shqiptarëve në Preshevë.Në vitin 2001 dha dorëheqje pasi që ka vazhduar përvojen profesionale si Gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Prej vitit 2013 ka qenë Gjyqtare e Apelit të Kosovës, ku edhe është pensionuar me datë 15.02.2022.
Në Preshevë ka qenë aktive si aktore në Teatrin amator të qytetit prej viteve 1986-2001, ku edhe ka qenë kryetare e Teatrit, si dhe në këtë Teatër prej vitit 2001 ishte titulluar edhe Kryetare e Nderit.