Lajme
Vuçiq: Kam shprehur interesim për ndërtimin e hekurudhës deri në Preshevë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila ndodhet për një vizitë pune në Serbi.
“Jam i sigurt se Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillojnë marrëdhënie të mëtejshme me respekt të ndërsjellë. Ne do të punojmë në projekte konkrete, kam shprehur interesimin për ndërtimin e një hekurudhe deri në Preshevë, në mënyrë që ata të kenë një mbërritje të shpejtë në Selanik”, tha Vuçiq.
Vuçiq foli edhe për shkëmbimin tregtar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Këmbimi ynë tregtar ishte 1.75 miliardë, jam i bindur se në dy vitet e ardhshme mund të shkojmë në mbi dy miliardë euro”, tha Vuçiq.