Presheva përsëri e “pushtuar” nga qentë endacak
Në qytetin e Preshevës, prania e qenve endacakë është bërë një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët, veçanërisht për prindërit që shqetësohen për sigurinë e fëmijëve të tyre. Edhe pse komuna ka ndërmarrë aksione për të kapur dhe menaxhuar këtë çështje disa javë më parë, situata duket se nuk ka ndryshuar fare. Rrugët e qytetit vazhdojnë të jenë të mbushura me qen endacakë, duke rrezikuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Qentë endacakë zakonisht krijojnë një ambient të pasigurt, veçanërisht në rrugët kryesore të qytetit.
Para disa javëve, komuna e Preshevës mori masa për të kapur qentë endacakë dhe për t’i transferuar ata në strehimore. Megjithatë, kjo iniciativë duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për të zgjidhur problemin. Këta qenë vazhdojnë të jenë të pranishëm në rrugë.
Ne nje video te publikuar nga nje qytetare shihen disa dhjetra qene mbreme ne afersi te postës se qytetit ne oret e mbremjes duke levizur drejt qendres se Presheves.