Marsh sensibilizues për kancerin e gjirit në Preshevë
Nën patronatin e Kryetares së Komunës dhe organizuar nga Zyra për të Rinj, më 27 tetor 2024, të dielën, do të mbahet Marshi Rozë me qëllim të sensibilizimit dhe ngritjes së vetëdijes për kancerin e gjirit. Ky aktivitet i rëndësishëm do të sjellë së bashku qytetarët, aktivistët dhe organizatat për të mbështetur gratë dhe familjet që përballen me këtë sëmundje, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostifikimit të hershëm.
Detajet e marshit:
Data: 27 tetor 2024 (e diel)
Ora: 15:00
Nisja: Nga Qendra e Qytetit
Destinacioni: Shtepia e Kulturës
Ftesa është e hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në këtë kauzë madhore. Aktivitetet sensibilizuese, siç është ky marsh, kanë për qëllim të informojnë publikun mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe mbështetjes emocionale për ata që janë duke u përballur me kancerin e gjirit.