Lajme

Nënshkruhen kontratat për efiçencë energjetike në Preshevë, granti kap shumën prej 16.5 milion dinarë

Ardita Sinani, Kryetarja e Komunës së Preshevës ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratat me përfituesit e projektit efiçienca energjetike ne Preshevë.

“Efiçenca energjetike në Komunën e Preshevës po bëhet realitet për shumë familje, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Projekti ynë, i nisur për herë të parë në vitin 2022, ka për qëllim mbështetjen e përmirësimeve energjetike në shtëpitë e qytetarëve tanë. Këtë vit, kemi përfshirë 77 përfitues që do të përfitojnë nga një grant prej 16.5 milion dinarësh.

Me këtë financim, familjet mund të kryejnë përmirësime të rëndësishme në banesat e tyre, duke përfshirë izolimin e mureve dhe kulmeve, ndërrimin e dritareve, si dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike. Këto përfitime nuk janë vetëm ekonomike, por ndikojnë pozitivisht edhe në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes.

Falënderojmë të gjithë përfituesit për besimin dhe të gjithë bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme. Së bashku po ndërtojmë një Preshevë më të pastër dhe më të qëndrueshme për të gjithë!” ka shkruar Sinani ne rrejtin social facebook.

Related Articles

Back to top button