Lajme

Aksident mes veturës dhe autobusit në fshatin Lluçan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën që lidh fshatin Lluçan me Konçulin, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites dhe ka shkaktuar shqetësim te banorët lokalë.

Në vendin e ngjarjes është nisur menjëherë ndihma e shpejtë, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë dëme materiale në të dy automjetet.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë përkohësisht, por më pas është normalizuar.

Related Articles

Back to top button