Lajme

Përsëri skandal në Komunën e Preshevës – Rrezikohen 27 milionë dinarë për shkak të nëglizhencës institucionale

Preshevë, 6 Prill 2025 – Komuna e Preshevës rrezikon të humb mbi 27 milionë dinarë për shkak të një procesi gjyqësor që lidhet me çështje pronësore të pazgjidhura që nga viti 2012. Sipas një reagimi të publikuar nga qytetari Almin Shaqiri në rrjetet sociale, kjo humbje e konsiderueshme financiare po vjen si pasojë e mungesës së menaxhimit dhe përgjegjësisë institucionale.

Rasti i nisur në vitin 2021, që vazhdon ende në gjykatë, ka të bëjë me një segment rrugor të ndërtuar në vitin 2012 gjatë mandatit të atëhershëm të kryetarit Ragmi Mustafa, i cili, sipas akuzave, kishte asfaltuar rrugën pa kompensuar pronarët e tokave përkatëse.

Megjithëse pronarët kanë kërkuar arritjen e një marrëveshjeje gjatë viteve të fundit, mosveprimi dhe neglizhenca e kryetares aktuale Ardita Sinani ka çuar në rritjen e kostos së kompensimit – nga 17 milionë në mbi 27 milionë dinarë.
Shaqiri shpreh shqetësimin se Komuna e Preshevës po ecën drejt një “humnerë financiare”, duke theksuar paaftësinë dhe mungesën e udhëheqjes në këtë çështje jetike për interesin publik.

Vendimi gjyqësor pritet të merret në fund të këtij muaji, i cili mund të përfaqësojë një prej goditjeve më të rënda financiare për komunën në vitet e fundit.

Related Articles

Back to top button