Lajme

Sami Salihu kritikon Ragmi Mustafën: Merr pjesë në protesta në Ulqin, ndërsa injoron banorët e Tërrnavës

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Sami Salihu ka kritikuar ashpër Ragmi Mustafën, duke e akuzuar për hipokrizi dhe për shpërfillje të interesave të banorëve të komunës së tij. Kjo erdhi pasi Mustafës iu vu re pjesëmarrja në protestën në Ulqin kundër privatizimit të plazheve publike, ndërkohë që në komunën e Preshevës, konkretisht në fshatin Tërrnavë, banorët po protestojnë kundër vendimit për hapjen e një gurëthyesi, vendim ky që, sipas Salihut, është miratuar pikërisht nga Ragmi Mustafa.

Në Tërrnavë, qytetarët janë mobilizuar përmes këshillit lokal, kanë organizuar takime, peticione dhe janë duke u përgatitur të drejtojnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse si Ministria e Bujqësisë, ajo e Mbrojtjes së Ambientit dhe Komuna e Preshevës. Kjo iniciativë u zyrtarizua më 21 shkurt 2025 dhe është udhëhequr nga Kryetari i KBL Tërrnavë, Afrim R Abdullahu.

Ndërkohë, në një status shoqëruar me fotografi nga protesta në Ulqin, Sami Salihu shkruan:
“Kur Ragmi Mustafa i gurëthyesve të Preshevës, shfaqet në Ulqin për kinse solidarizim me protestuesit në mbrojtje të plazhit publik, nisja mendo ku e ka synimin me kap aty diçka për vete.”

Ky qëndrim ka nxitur debat në opinion, ku shumë qytetarë po pyesin nëse Ragmi Mustafa po përdor kauzat publike jashtë komunës së tij për përfitime personale, ndërsa nuk tregon të njëjtën ndjeshmëri për problemet serioze që prekin banorët e fshatit Tërrnavë.

Related Articles

Back to top button