Lajme

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, uron qytetarët për festën e Pashkëve

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë qytetarët që festojnë Pashkët, duke theksuar rëndësinë e paqes, dashurisë dhe solidaritetit në këtë ditë të shenjtë.

Pajaziti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar bashkëqytetarët në të dyja gjuhët zyrtare – shqip dhe serbisht – duke i dëshiruar atyre shëndet, mirëqenie dhe harmoni në familjet e tyre.

“Kjo festë e shpresës le të sjellë mirëqenie, harmoni dhe begati për të gjithë. Në çdo shtëpi dhe në të gjithë komunitetin tonë të mbretërojnë vetëm gjërat e bukura, mirëkuptimi dhe solidariteti,” thuhet në mesazhin e tij.

Në të njëjtën kohë, ai ka bërë thirrje që vlerat si mirëkuptimi dhe solidariteti të jenë gjithmonë të pranishme në shoqërinë bujanocase, duke nxitur bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë.

Në sheshin e qytetit është vendosur edhe një pankartë festive me mbishkrimin “Srećan Uskrs – Gëzuar Pashkët”, që përcjell mesazhin e unitetit ndërmjet komuniteteve të ndryshme të komunës.

Related Articles

Back to top button