Turne futbolli për shkollat fillore në Preshevë

Qendra Sportive “Presheva” njofton organizimin e një turneu futbolli dedikuar nxënësve të shkollave fillore të Komunës së Preshevës.

Turneu do të mbahet të enjten, më 8 maj 2025, duke filluar nga ora 14:00, në stadiumin e qytetit.

Në këtë aktivitet sportiv do të marrin pjesë 7 shkolla fillore, të cilat do të garojnë mes vete me përfaqësuesit e përzgjedhur nga mësimdhënësit e edukatës fizike. Turneu synon të promovojë frymën e bashkëpunimit, sportivitetit dhe shëndetit tek të rinjtë.

Qendra Sportive “Presheva” fton të gjithë dashamirët e sportit dhe qytetarët që të jenë pjesë e këtij aktiviteti, për të përkrahur të rinjtë dhe për të shijuar një pasdite sportive në atmosferë festive.

Back to top button