Komuna drejt kolapsit financiar? Akuza të forta për keqmenaxhim nga pushteti lokal

Komuna e Preshevës mund të përballet me një krizë serioze financiare në ditët në vijim, si pasojë e, sipas akuzave të publikuara nga Almin Shaqiri, “paaftësisë dhe keqmenaxhimit të pushtetit aktual lokal”.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Shaqiri pretendon se komuna po hyn në një “humnere financiare”, ku nuk do të ketë mundësi të realizojë funksionimin normal të shërbimeve komunale, duke përfshirë edhe pagesën e rrogave apo mbulimin e shpenzimeve bazike si energjia elektrike.
“Nuk do të ketë as rroga, as harxhimet tjera nuk do të mundet t’i mbulojë… gjithçka për një arsye, sepse në organin e dhunshëm u harxhuan 2 milionë euro për 2 muaj,” shkruan Shaqiri, duke e konsideruar këtë si një dështim të thellë dhe një keqpërdorim të buxhetit komunal.
Ai gjithashtu krahasoi situatën në Preshevë me rastin e keqpërdorimit të fondeve në Republikën e Kosovës, duke theksuar se “tani njëjtë veprojnë edhe me buxhetin e komunës së Preshevës”.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet komunale lidhur me këto akuza.