Sërbia zyrtarisht pjesë e sistemit SEPA – A do të largohet dinari dhe të vi euro?

Nga data 22 maj 2025, Serbia është bërë zyrtarisht anëtare e 41-të e sistemit të pagesave SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro), një hap i rëndësishëm drejt integrimit financiar evropian dhe modernizimit të sistemit bankar në vend.
Çka është SEPA?
SEPA është një iniciativë e Bashkimit Evropian që lejon pagesat pa para të gatshme në euro ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, me të njëjtat rregulla dhe kushte, sikur të ishin pagesa të brendshme. Kjo përfshin pagesat ndërmjet individëve, bizneseve dhe institucioneve.
A do të thotë kjo se Serbia do ta adoptojë euron?
Jo. Serbia *nuk* po e zëvendëson dinarin me euron. Dinar mbetet valuta zyrtare e shtetit. Anëtarësimi në SEPA thjesht mundëson që qytetarët dhe bizneset të bëjnë pagesa në euro më shpejt, më lirë dhe më sigurt.
Çfarë përfiton qytetari i zakonshëm dhe biznesi?
* Pagesa më të shpejta dhe më të lira në euro
* Siguri dhe transparencë më e madhe në transaksione
* Lehtësi në bashkëpunimet me partnerë nga BE
* Përafrim më i madh me standardet e Bashkimit Evropian
Kur do të fillojë zbatimi praktik?
Ndërsa Serbia është pranuar zyrtarisht, implementimi teknik pritet të ndodhë në disa faza. Bankat dhe institucionet financiare do të kenë kohë të përgatiten deri në nëntor 2025, ndërsa operacionet e para priten të fillojnë në maj 2026.