Natasha Kandiq dridh Serbinë: “Vendosni lule për fëmijët shqiptarë që u vranë nga kriminelët serbë”

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka tronditur opinionin publik në Serbi me deklaratën e saj të fundit drejtuar studentëve që po organizojnë protesta dhe bllokada në prag të festimeve të Vidovdanit.

Në një postim publik, Kandiq u ka bërë thirrje studentëve që në vend që të vendosin lule në vendet simbolike të luftës për serbët, të shkojnë e të vendosin lule në kampin e Njësisë Speciale në Batajnicë, ku janë zbuluar varreza masive me trupa të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Do të dëshiroja që këtë lule ta vendosni në kampin e SAJ-it në Batajnicë, aty ku në vitin 2001 janë zhvarrosur trupat e 75 fëmijëve shqiptarë, pjesë e mbi 700 trupave të gjetur në 8 varreza masive.” – ka shkruar Kandiq.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të forta nga mediat dhe politikanët serbë, të cilët e kanë quajtur këtë një “provokim” dhe “fyerje të historisë serbe”. Megjithatë, kjo deklaratë është përshëndetur nga shumë aktivistë për të drejtat e njeriut dhe zëra kritikë brenda vetë Serbisë.

Natasha Kandiq është një nga zërat më të guximshëm në hapësirat ish-jugosllave që ka dokumentuar krimet e luftës të kryera nga forcat serbe, përfshirë ato ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ajo është shpeshherë sulmuar nga qarqe nacionaliste, por mbetet një figurë e rëndësishme për drejtësinë tranzicionale në Ballkan.

Back to top button