Qytetarët e Preshevës zgjohen në tym

Qytetarët e Preshevës janë zgjuar sot të rrethuar nga re të dendura tymi, që kanë mbuluar qytetin si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë malin në zonën ndërmjet fshatrave Corroticë dhe Raincë.
Zjarri ka shpërthyer ditën e diel dhe ka vazhduar për disa ditë rresht, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe vegjetacioni. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa ndërhyrja ka qenë e kufizuar. Sot në mëngjes, tymi i zjarrit ka zbritur mbi qytetin e Preshevës, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Banorët kanë raportuar erë të rëndë, dhe tym që ka mbuluar qytetin.
