Ardita Sinani falenderon Qeverinë e Kosovës për 580 mijë euro

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, shprehu mirënjohje të thellë ndaj Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 580 mijë eurosh për bashkëfinancimin e ndërtimit të Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës.
Ky projekt u njoftua nga Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së 264-të të Qeverisë, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm për mbështetjen e bashkëkombësve në Preshevë.
Sinani falenderoi personalisht Kurtin, Ministrin Çeku dhe qytetarët e Kosovës për këtë përkrahje të rëndësishme.
