Turneu Tradicional “Baki Bajrami” rikthehet në Tërrnavë – Gara nis më 31 Korrik!

Fshati Tërrnavë rikthehet me një nga ngjarjet më të dashura sportive për komunitetin – Turniri Tradicional “Baki Bajrami”, që do të zhvillohet më datat 31.07 – 01.08.2025 në fushën e futbollit të vogël të fshatit.

Rregullat e turneut:
– Luhen ndeshje sipas rregullave të futsallit
– Sistemi i lojës 4+1 (me rezervë)
– Gara zhvillohet me sistem eliminimi
– Ndeshjet fillojnë çdo ditë nga ora 16:00

Çmimi për një ekip: 20€

Paraqitja e ekipeve bëhet deri më datë 31 Korrik, ora 16:00, pranë këshillit organizativ. Pas përmbylljes së regjistrimeve do të hidhet shorti në prani të kapitenëve të ekipeve dhe menjëherë do të fillojë gara.

Fushat janë të pajisura me tapet artificial, që siguron kushte të mira për lojë dhe shmang lëndimet. Atmosfera sportive dhe mikpritja tradicionale garantojnë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe shikuesit.

Pjesëmarrja juaj e nderon familjen Bajrami, që ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në ruajtjen e kësaj tradite sportive.

Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij organizimi të veçantë – fshati Tërrnavë ju mirëpret me zemër të hapur!

Për informata dhe regjistrim:
– Fidan Arifi – 062/1959529
– Ardian Bajrami – 062/1633350

Back to top button