Kjo është gjendja momentale në pikën kufitare në Depcë – Muçibabë, pritjet deri 15 minuta

Ekipi i Presheva.AL ndodhet aktualisht në pikën kufitare Depcë–Muçibabë, që lidh Preshevën me Gjilanin, ku po vërehet fluks i shtuar i automjeteve. Sipas gjendjes momentale, kolonat shtrihen nga 50 deri në 100 metra, ndërsa pritjet për kalim janë nga 10 deri në 15 minuta.
Qarkullimi po ndryshon çdo 15 minuta, me periudha më të dendura, ndaj situata është dinamike dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
Për këtë fundjavë pritet një rritje e madhe e lëvizjes në të gjitha pikat kufitare, për shkak të kthimit të mërgimtarëve dhe pushimeve verore. Policia kufitare ka marrë masa shtesë dhe është në funksion me dy pika kontrolli për të përshpejtuar procedurat e kalimit dhe për të shmangur pritjet e gjata.
Ekipi ynë do të vazhdojë të raportojë në kohë reale për të mbajtur qytetarët të informuar me gjendjen më të fundit në kufi.
