Kaos në komunikacion: Ndalimi i semaforëve shkakton kolona të gjata në Preshevë

Ndalimi i funksionimit të semaforëve në Preshevë, që sipas njoftimit zyrtar nga komuna do të zgjasë deri më 31 gusht, po shkakton kaos të përditshëm në komunikacion dhe rrezik të shtuar për aksidente.
Dy nga kryqëzimet më të ngarkuara të qytetit, në qendër dhe përballë pompës së derivateve “NIS Petrol”, janë kthyer në zona të mbingarkuara me kolona të gjata automjetesh dhe mungesë koordinimi në lëvizje.
Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, ka ndodhur edhe një aksident mes një veture civile dhe një veture të xhandarmërisë, siç raportohet në lajmin tonë të mëparshëm.
Fotografitë e marra nga vendi i ngjarjes tregojnë konfuzion të madh në rrugë, ku automjetet përpiqen të kalojnë pa një sistem të rregullt sinjalizimi.
Pamje nga terreni:


