Mbushja e gropave në mes të pushimeve: Bashkatdhetarët kritikojnë komunën!

Ndonëse kanë nisur punimet për mbushjen e gropave në rrugën Tërrnave–Miratoc, qëllimi i mirë i këtij intervenimi është shoqëruar me kritika të shumta nga qytetarët në rrjete sociale.
Komentuesit kanë reaguar ndaj kohës së ndërhyrjes, duke e cilësuar të papërshtatshme, pasi ajo përkon me sezonin e pushimeve kur shumë bashkatdhetarë ndodhen në vendlindje. Sipas tyre, hapja e gropave dhe punimet në këtë periudhë po krijojnë vështirësi në qarkullim dhe po ndikojnë negativisht në përvojën e pushimeve të mërgimtarëve.
“Budall shumë bre jeni, shti ju n’tek me bo tan vitin kan nejt,” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton: “Kishe po punoj midis sezonës… Marre ju koft.”
Përkundër debatit, mbushja e gropave është një hap pozitiv drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
