Për këto grupe qytetarësh faturat e energjisë elektrike do të jenë shumë më të ulëta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, nën një sërë masash ekonomike për të ndihmuar qytetarët, ka njoftuar se do të ketë ulje për faturat e rrymës për qytetarët më të varfër, luftëtarët (borci) dhe pensionistët me të ardhura deri në 25,000 ose 28,000 dinarë.

Ai tha se do të përfshihen kategori të reja — luftëtarë të klasave të ndryshme, më shumë pensionistë dhe familje me të ardhura të limituara — në mënyrë që ata të paguajnë tarifë të reduktuar për energjinë elektrike.

Po ashtu u citua se uljet që aktualisht ekzistojnë për kategoritë që kanë statusin “konsumator i rrezikuar energjetikisht” — për personat me status social të dobët, përfitues të ndihmës sociale, për ata që marrin përkrahje financiare për kujdesin e personit të tjetër — do të vazhdojnë. Për rrymën, ulja për këta mund të arrijë deri në 40%, dhe për ngrohjen/gazin deri në 60%.

Modo tjetër do të shtohet edhe një përfitim për pagesa në kohë: kush paguan faturën deri në datë 28 të muajit, do të ketë 5% ulje; dhe për kategoritë që përfitojnë tashmë, do të shtohet edhe 5% tjetër — pra total prej 10% ulje për rrymë për ata që plotësojnë kushtet.

Presidneti Vuciq përmendi që do të luftojë që kufiri i pranimit për këtë skemë të mos jetë vetëm deri 25,000 dinarë, por të arrijë të paktën në 28,000 dinarë, edhe pse kjo, sipas tij, mund të sjellë humbje për kompanitë energjetike (EPS).

Po ashtu u njoftua që nga 1 dhjetori pensionet do të rriten me 12%, që të lehtësojë situatën financiare të pensionistëve.

Back to top button