Arbër Pajaziti publikon dokumentin me 10 pika që ia ka dorëzuar Ministrisë së Pakicave

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka publikuar sot dokumentin me 10 pika prioritare që ia ka dorëzuar ministrit serb për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror, Demo Berisha, si dhe kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Martinoviq, gjatë takimit të zhvilluar në Bujanoc.

Pajaziti bëri publik dokumentin në gjuhën shqipe përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët shqiptarë ta lexojnë dhe të gjykojnë vetë përmbajtjen e tij.

“I ftoj qytetarët shqiptarë të shohin se çfarë kam kërkuar – nëse kam bërë ndonjë gabim ose, në rastin më të rëndë, nëse kam kërkuar diçka kundër interesave dhe nevojave të tyre. I ftoj kundërshtarët e mi politikë të deklarohen hapur: cilat elemente të këtij dokumenti me 10 pika janë të dëmshme për shqiptarët dhe cilat janë në kundërshtim me Planin prej 7 pikësh?” – shkroi Pajaziti.

Sipas tij, dokumenti adreson çështje madhore që lidhen me pasivizimin e adresave, përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin institucional, zhvillimin ekonomik, mbështetjen e bujqve shqiptarë dhe përfshirjen e faktorëve ndërkombëtarë.

Pajaziti theksoi se nuk ka nevojë për kërkim-falje, por për sinqeritet dhe transparencë përballë qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Back to top button