Presheva vazhdon të mbetet komuna me pagën më të ulët në gjithë Serbinë

Sipas të dhënave të Entit Republikan të Statistikave, paga mesatare në Qarkun e Pçinjës në korrik ka qenë 83.920 dinarë (82.488 dinarë në qershor). Në territorin e Vranjës mesatarja ishte 86.090 (84.699 dinarë në qershor). Paga më e lartë mesatare ndër komunat e Qarkut të Pçinjës në korrik është regjistruar në Vlladiçin Han 86.859 (85.054), Surdulicë 84.612 (83.967), Tërgovishtë 81.012 (78.479), Bujanoc 76.553 (77.620), Bosilegrad 81.122 (75.534), Banja e Vranjës 77.102 (75.083), ndërsa më e ulëta në Preshevë – vetëm 73.877 (73.025).

Paga mesatare bruto e llogaritur për korrik 2025 në Serbi ishte 150.646 dinarë (147.947 në qershor), ndërsa paga neto (pa tatime dhe kontribute) 109.071 dinarë (107.075 në qershor). Rritja e pagave bruto në periudhën janar‒korrik 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishte 11,1% nominalisht, ose 6,4% realisht, ndërsa pagat neto u rritën me 11,0% nominalisht, ose 6,3% realisht. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga mesatare bruto për korrik 2025 është rritur për 11,4% nominalisht dhe 6,2% realisht, ndërsa paga mesatare neto për 11,5% nominalisht dhe 6,3% realisht. Paga mediane neto për korrik 2025 ishte 85.000 dinarë (83.525 dinarë në qershor), që do të thotë se 50% e të punësuarve kanë marrë paga deri në këtë shumë.

Në fund të Serbisë për nga pagat nuk ka ndryshime. Paga më e ulët mesatare është regjistruar në Preshevë, ku punëtorët marrin mesatarisht 73.877 dinarë. Në fund mbeten edhe qyteti i Leskocit dhe Qarku i Jabllanicës.

Paga më e lartë mesatare në Serbi edhe më tej është në komunën e Beogradit – Stari Grad, 196.689 dinarë (187.817 në qershor).

Back to top button