58 mijë euro për minibusin e ri – luks apo nevojë për Preshevën?

Komuna e Preshevës ka siguruar 6,813,072.00 dinarë nga Ministria e Përkujdesit ndaj Fshatit, mjete të cilat do të përdoren për blerjen e një minibusi të ri.
Ky investim, siç u bë e ditur nga kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, është rezultat i angazhimit për të tërhequr fonde nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet shtetërore. Qëllimi është përmirësimi i funksionimit të institucioneve komunale dhe ofrimi i shërbimeve më efikase për qytetarët.
“Ky është një hap konkret drejt rritjes së kapaciteteve tona komunale dhe forcimit të shërbimeve për komunitetin, gjithmonë në të mirë të zhvillimit të vendit tonë”, u shpreh Sinani.
Minibusi i ri do të përdoret për nevojat e komunës dhe institucioneve, duke lehtësuar transportin dhe punën e përditshme të administratës lokale.
