Bletarët nga Presheva po marrin pjesë në Panairin e Bletarisë në Beograd

Bletarët nga Komuna e Preshevës po marrin pjesë në Panairin e Bletarisë që po mbahet në Beograd, një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij sektori në rajon.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Shoqatën e Bletarëve “Bleta” dhe mbështetjes së udhëheqjes së Komunës së Preshevës, po realizohet me sukses kjo vizitë, e cila po vlerësohet si mjaft e rëndësishme për zhvillimin e bletarisë lokale.
Gjatë panairit, bletarët po kanë mundësinë të shkëmbejnë përvoja me kolegë nga vende të ndryshme, të njihen me risi dhe praktika bashkëkohore në fushën e bletarisë, si dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet bletarëve dhe institucioneve përkatëse.
Kjo pjesëmarrje po shërben si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të sektorit të bletarisë në Preshevë dhe krijimit të mundësive të reja për mbështetje dhe zhvillim të qëndrueshëm.
