Nga 15 shkurti shtrenjtohen duhani dhe kafja në Serbi

Në Serbi, që nga 15 shkurt 2026, rriten akcizat për disa produkte, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e tyre. Kjo bazohet në botimin e ri në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë, ku janë përditësuar nivelet e akcizave në përputhje me ndryshimet e indekseve të çmimeve të konsumit për vitin 2025.
Çfarë do të ndryshojë nga 15 shkurti:
Benzina pa plumb: akciza do të jetë 72 dinarë për litër.
Benzina me plumb: 76,55 dinarë për litër.
Pijet e forta alkoolike: akciza do të jetë 57.570,84 dinarë për litër.
Pijet me sasi të ulët alkooli: 28,81 dinarë për litër.
Birra dhe pije të tjera me mbi 5 për qind alkool: 32,91 dinarë për litër.
Kafeja: akciza varion nga 115,75 deri në 434,08 dinarë për kilogram.
Cigaret dhe cigarilët: akciza do të jetë 30,48 dinarë për copë.
Gjithashtu, janë rritur edhe akcizat për gaz natyror, gaz të lëngshëm për automjetet, biokarburante dhe kerosin, të cilat do të vlejnë po ashtu nga data 15 shkurt.
Këto masa pritet të ndikojnë në rritjen e çmimeve të këtyre produkteve në treg, pasi bizneset zakonisht ia kalojnë kostot e akcizës konsumatorëve.
