Alarm ekonomik: Pas naftës, rriten edhe çmimet e energjisë dhe ushqimeve!

Çmimet e karburanteve në rajon kanë shënuar rritje të shpejtë ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime për një valë të re shtrenjtimesh që mund të prekë edhe ushqimet dhe energjinë elektrike.
Sipas raportimeve, rritja e çmimeve lidhet me zhvillimet globale dhe rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në tregun rajonal.
Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të ketë efekt zinxhir, duke ndikuar në rritjen e kostove të transportit, çka më pas reflektohet në çmimet e produkteve ushqimore dhe shërbimeve.
Në disa vende të rajonit tashmë janë regjistruar rritje të çmimeve të derivateve të naftës, ndërsa pritet që presioni të vazhdojë edhe në javët në vijim.
Autoritetet po shqyrtojnë masa për të zbutur ndikimin te qytetarët, por paralajmërimet mbeten se rritja e çmimeve mund të jetë e pashmangshme nëse situata globale vazhdon me këtë ritëm.
