INCIDENT TRAGJIK NË AVION: Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë një fluturimi të kompanisë ajrore britanike, ku një pasagjere ka humbur jetën në bord.
Sipas raportimeve, piloti ka vendosur të vazhdojë fluturimin për rreth 12 orë në vend që të bëjë ulje emergjente, çka ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar reagime në publik.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vlerësuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë.
