Premtimi i Albin Kurti: Do ta bëjmë hekurudhën deri në Bujanoc

Albin Kurti, në garë për mandatin e katërt si kryeministër, po ripërsërit premtimet për projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, përfshirë investime në miniera dhe zhvillimin e rrjetit hekurudhor.

Analistët vlerësojnë se shumë nga këto zotime mbeten sfiduese për t’u realizuar, sidomos kur lidhen me projekte që kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar dhe investime të mëdha financiare.

Mes projekteve të përmendura është edhe hekurudha Prizren–Ferizaj–Gjilan–Bujanoc, e cila ka ngjallur më së shumti dyshime, pasi përfshin një segment jashtë territorit të Kosovës.

Back to top button