Finalja e Madhe e Turneut “Musa Musahu 2026” zhvillohet sot

Sot zhvillohet finalja e madhe e turneut tradicional të futbollit të vogël “Musa Musahu 2026”, një nga ngjarjet sportive më të ndjekura në rajonin e Preshevës.
Në përballjen finale, e cila nis në ora 18:30, do të takohen ekipet KF Gerajt dhe KF Qosa Fatoni Keramik, dy skuadra që kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut dhe kanë siguruar me meritë një vend në ndeshjen vendimtare për trofeun.
Para finales, në ora 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë mes FC Jetoni Beka Print dhe FC Lindorët, ku të dy ekipet do të kërkojnë ta mbyllin turneun me fitore.
Turneu “Musa Musahu 2026” ka sjellë atmosferë të jashtëzakonshme sportive, me pjesëmarrje të madhe të ekipeve dhe mbështetje të vazhdueshme nga sportdashësit. Organizatorët presin një numër të madh tifozësh edhe në mbrëmjen finale, ku pritet të kurorëzohet kampioni i edicionit të sivjetmë.
