Vala e të nxehtit nuk lëshon pe: Java e ardhshme sjell temperatura deri në 39°C – paralajmërojnë mjekët

Vala e të nxehtit tropikal që ka kapluar rajonin do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius. Shërbimet meteorologjike njoftojnë se pas një vikendi me diell dhe me temperaturave deri në 36°C, nga java e re pritet një ngritje e mëtutjeshme e mercurit në termometër.

Në Luginën e Preshevës dhe në mbarë rajonin, temperaturat e larta do të sprovojnë qytetarët, ndërsa mjekët dhe specialistët shëndetësorë apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët.

Kardiologët alarmojnë: Kujdes me zemrën dhe enët e gjakut

Nxehtësia extreme shkakton ngarkesë të madhe në sistemin kardiovaskular. Kardiologët paralajmërojnë se temperaturat mbi 35°C mund të çojnë në ulje të shpejtë të presionit të gjakut, dehidrim dhe rritje të rrezikut për goditje në truri apo në zemër.

Sipas mjekëve, simptomat alarmuese që kërkojnë reagim të menjëhershëm janë:

– Marramendja dhe lodhja e papritur
– Dhimbjet ose shtrëngimi në gjoks
– Rrahjet e shpejtuara të zemrës
– Djersitja e ftohtë dhe mundimi

Këshillat kryesore për ditët me temperatura extreme

Për të përballuar valën e të nxehtit pa pasoja shëndetësore, mjekët rekomandojnë:

1. Shmangni ekspozimin në diell: Qëndroni në ambiente të hijëzuara ose me ajër të kondicionuar nga ora 10:00 deri në 17:00.
2. Hidratim i vazhdueshëm: Pini ujë mjaftueshëm gjatë gjithë ditës dhe shmangni pije me sheqer, alkool apo kafeinë të tepërt.
3. Ushqehuni lehtë: Përdorni fruta, perime dhe ushqime të lehta që nuk e ngarkojnë organizmin.
4. Kujdes me terapitë: Personat që marrin barna për shtypjen e gjakut duhet të konsultohen me mjekun për rregullimin e mundshëm të dozave gjatë ditëve të nxehta.

Back to top button