Nga viti 2027 me depozitë për shishe dhe kanaçe: Si do të funksionojë sistemi i kthimit të ambalazhit?
Nga viti 2027 pritet të hyjë në fuqi sistemi i ri i depozitimit të ambalazheve, ku për çdo shishe qelqi, plastike apo kanaçe alumini të kthyer, qytetarët do të mund të rimarrin deri në 15 dinarë.
Sipas planit zyrtar, ky sistem synon rritjen e riciklimit dhe mbrojtjen e mjedisit. Mënyra e funksionimit do të jetë e thjeshtë: gjatë blerjes së pijeve në dyqane apo supermarkete, në çmim do të llogaritet një depozitë e vogël, të cilën blerësi e rimerr mbrapsht sapo të kthejë ambalazhin e zbrazët në pikat e caktuara apo automatët përkatës.
Sisteme të ngjashme tashmë funksionojnë me sukses në shumë vende të Evropës, ku shkalla e riciklimit të mbetjeve ka arritur në mbi 90%.
