Në kufirin e Preshevës, Arrestohet shtetasi grek me mbi 160 fishekë gjuetie në veturë

Pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Drejtorisë Policore të Vranjës kanë arrestuar një shtetas të Greqisë në pikëkalimin kufitar të Preshevës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij i janë gjetur 164 fishekë municion gjuetie.

Sipas njoftimit, municioni i gjuetisë ishte i paketuar në pesë kuti të ndryshme brenda veturës.

I arrestuari është shtetasi grek me inicialet S. M. (i lindur në vitin 1979). Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të mbajtjes dhe transportimit të paautorizuar të armëve të zjarrit, municionit dhe lëndëve shpërthyese.

Pas masës së ndalimit policor prej 48 orësh, i dyshuari grek do të dërgohet me kallëzim penal përkatës para Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë për procedura të mëtejshme.

Back to top button