Lajme

Mjekët në Preshevë brenda një natë kujdesen për 200 emigrantë

Shtëpia e Shëndetit në Vranjë me ekipin e ndihmës së parë janë të angazhuar për të dhënë ndihmën mjekësore emigrantëve në kampin për pranimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe veriu i Afrikës, të cilët nga Maqedonia po kalojnë në Serbi, në fshatin Miratoc të Preshevës.

Ekipet e ndihmës së parë i Shtëpisë së Shëndetit në Vranjë, të cilët janë të angazhuar në ndërrimin e natës nga dy ekipe të terrenit, pranojnë deri në 200 pacient në kampin e parapranimit në Miratoc, si dhe në Qendrën pranuese në Preshevë, raporton OK Radio.

Sipas Bebe Kanaçki, zëdhënësin e Shtëpisë së Shëndetit në Vranjë, kryesisht emigrantët paraqiten për arsye të lëndimeve të lehta, infeksioneve nga rruga dhe me sëmundje kronike, mes të cilëve më shumë janë me sëmundje të zemrës dhe hipertension.

Nenad Mlladenoviq u.d. drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Vranjë dhe Çedomir Stanimiroviq, ndihmës drejtor, gjatë vikendit të kaluar kanë vizituar Qendrën e parapranimit në Miratoc.

Me atë rast ata janë kujdesur edhe për foshnjën njëzet ditëshe. /Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button