Lajme
Zbulohet identiteti i djaloshit sirian të mbytur në brigjet e Turqisë
Është zbuluar identiteti i djaloshit të vogël të shtrirë me fytyrë në rërë në brigjet e Turqisë.
Ai quhej Ajlan El- Kurdi, dhe bashkë me të u mbyt edhe vëllau i tij më i madh, Galib El-Kurdi. El-Kurdi, ishte në mesin e 12 refugjatëve që vdiqën ditën e martë, në tentativë për të kaluar Mesdheun, transmeton Klan Kosova.
Kjo fotografi ka bërë xhiron e botës, kështu duke u kritikuar qëndrimet e liderëve europian rreth çështjes së emigrantëve.