LajmeReligjioni

BIPBM: Gjithçka gati për nisjen e besimtarëve për Haxh

Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë edhe këtë vitë ka bërë të gjitha përgaditjet për udhëtim drejt vendeve të shenjta të Arabisë Saudite.

Bashkësia Islame për Preshevës Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) tashmë ka siguruar vizat për haxhilerët të cilët do të udhëtojnë me këtë institucion drejtë vendeve të shenjta në Arabinë Saudite për kryerjen e kushit të pestë të Islamit Haxhin, ka deklaruar myftiu Nexhmedin Saqipi.

Sipas tij kjo dëshmon institucionalizimin e BIPBM-së të vetmin institucion legjitim të shqiptarëve në Luginë të pranuar ndërkombëtarisht.

Këtë vit çmimi për kryerjen e haxhit me (BIPBM) ka qenë 3200 euro ku janë të përfshira të gjitha shpenzimet në Arabin ëSaudite : fjetja, dy shuajtje ushqimi, ihramat dhe kurbanat.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button