Bujanoc: Bllokohen pjesët e gjelbruara të qytetit, aty ku sirianët pushonin! (FOTO)
Ndërmarrja Publike “Komunalia” në Bujanoc, kah rrethuar me shirite treguese gjelbrimet në afërsi të stacionit të autobusëve në Bujanoc, duke mos lejuar që atë pjesë të tokës t’a shfrytëzojnë për ç’lodhje emigrantët sirian, të cilët po kalojnë nëpër Bujanoc, në rrugtimin drejt shtetëve të Europës.
Siç shihen edhe fotografitë, emigrantët sirian, tashme kanë mbetur pa ndonjë hapsirë, ku do të mund të ç’lodhen nga rrugëtimi i gjatë i tyre, dhe për ketë, nuk e ka dert askush.
Por, të rikujtojmë porosinë e fundit të kryetarit të komunës së Bujanoci, Nagip Arifi, i cili kërkoi nga qytetarët bujanocas, që të ndihmojnë të ikurit nga brezi i luftës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se, edhe shqiptarët, para një decenie kanë qenë në të njejten gjendje, atëherë ndihma do të ishte jetësore.
Megjithate, përkundër mesazhit të kryetarit, është vet pushteti lokal, ai i cili në një formë po i “persekuton” emigrantët sirian, duke mos shfaqur as pikën e mëshirës pë rata. Lugina-Lajm