57 haxhilerë nga Presheva nisen për në Haxh
57 myslimanë nga Presheva janë nisur sot për të kryer ritualin e haxhit në Arabinë Saudite.
Në ceremoninë e përcjelljes ishin familjarë dhe të afërm të haxhinjëve.
Delegacioni i haxhinjve nga Presheva, shoqërohet nga një grup në përbërje të të cilit ka teologë dhe staf i kualifikuar mjekësor, udhëheqësi i haxhinjëve Llukman Ibrahimi për Presheva.AL tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që duhet kryer si nga agjensioni edhe nga haxhinjët.
Ky udhëtim i haxhinjëve është organizuar nga agjensioni turistik “Mimoza 93” në bashkëpunim me KBIPBM
Besimtarët shqiptarë nga Presheva që pritet t’i bashkohen miliona myslimanëve nga e mbarë bota, do të qëndrojnë në vendet e shenjta për afro dy javë.
Presheva.AL uron që haxhinjtë të shkojnë e të kthehen shëndoshë e mirë dhe t’u pranohen adhurimet e haxhit dhe lutjet që do të kryejnë atje.