Lajme

Erdhi vjeshta, bien temperaturat

Moti në ditët në vazhdim pritet të shoqërohet me rënie të temperaturave. Instituti Meteorologjik i Kosovës parasheh që temperaturat do të ulën dukshëm gjatë javës së ardhshme.
Një mot i freskët do të na përcjell në javën që po hymë. Këto masa të freskëta të ajrit që vijnë nga ana veriperëndimore dhe veriore e kontinentit do të ndikojnë dukshëm në rënien e vlerave të temperaturave minimale dhe atyre maksimaleve, transmeton lajmi.net.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 17-24 gradë celsius gjatë gjithë javës.
Dita më e freskët parashihet të jetë e ënjta, ku vlerat e maksimaleve dhe minimaleve do të ulën dukshëm, duke krijuar një ndjesi të stinës së vjeshtës.
Të enjën përpos që do të ketë ulje të mëdha të vlerave në dy ekstremet , priten edhe reshjet e shiut të cilat , vende-vende pritet të vazhdojnë edhe ditën e premte.
Nga e fundjava do të vijnë sërish masat e ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i kontinentit, të cilat do të ndikojnë që të rriten vlerat e temperaturave maksimaleve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button